Trump thotë se e ka kaluar testin mjekësor dhe ndihet në “formë të mirë”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ndihet "në formë shumë të mirë", pasi iu nënshtrua kontrollit të parë mjekësor prej se u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në janar.
Trump, 78 vjeç, iu nënshtrua kontrollit mjekësor, i cili përfshiu teste kardiake dhe të shëndetit mendor, 11 prill në Qendrën Mjekësore Walter Reed në periferi të Uashingtonit.
Ai u tha gazetarëve në avionin presidencial se "u përgjigja saktë në çdo pyetje" në testin për shëndetin mendor dhe shtoi se jo vetëm që ka...