Italia dërgon emigrantë në Shqipëri
Autoritetet italiane më 11 prill njoftuan për transferimin e 40 emigrantëve në qendrat për strehimin e tyre në Shqipëri. Kjo, pasi Roma tha se emigrantët nuk kishin më leje të qëndronin në Itali.
Kjo është hera e parë që vendi i Bashkimit Evropian po dërgon emigrantë në një shtet jashtë BE-së, pasi atyre u është refuzuar kërkesa për azil.
Qeveria italiane nuk ka publikuar kombësinë e emigrantëve e as detaje të tjera për ta.
Emigrantët do të qëndrojnë në dy qendrat në Shqipëri – që drejtohen nga Italia ...