BE-ja do t’i pezullojë tarifat për mallrat amerikane
Komisioni Evropian njoftoi të enjten se do t’i pezullojë për 90 ditë masat hakmarrëse kundër tarifave të reja nga Shtetet e Bashkuara, pasi presidenti Donald Trump i pezulloi fillimisht tarifat e tij dhe la hapësirë për arritjen e një zgjidhjeje përmes bisedimeve.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se komisioni, i cili merret me tregtinë për 27 vendet e bllokut, “e mori parasysh njoftimin e presidentit Trump”.
Tarifat e reja të BE-së ndaj mallrave amerikane në vlerë të 20.9 miliardë eurove do të pezullohen për 90 ditë...