BE-ja preferon negociata si zgjidhje për tarifat amerikane, por përgatit kundërmasa
Komisioni Evropian tha të hënën se i kishte ofruar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, një marrëveshje tarifore “zero për zero” për të shmangur një luftë tregtare, ndërsa ministrat e BE-së ranë dakord t’u japin përparësi negociatave, por njëkohësisht të përgjigjen me kundërmasa javën e ardhshme.
Blloku prej 27 vendesh përballet me tarifa importi prej 25 për qind për çelikun dhe aluminin, si dhe për makinat, dhe me tarifa më të gjera prej 20 për qind duke filluar nga e mërkura për pothuajse të gjitha mallrat e tjera...