Osmani bisedon me Prattipatin për sigurinë në Kosovë, pas ndalimit të disa serbëve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, në lidhje me zhvillimet e fundit në vend, përfshirë situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon.
Takimi i tyre vjen një ditë pasi autoritetet kosovare njoftuan se kishin ndaluar 16 serbë në jug dhe jugperëndim të vendit, para se t’i lironin shumicën prej tyre.
“Duke folur për situatën e sigurisë dhe zhvillimet në këtë sferë, Presidentja Osmani theksoi tendencat...