Reagime ndaj emërimit të mandatarit të ri të Qeverisë së Serbisë: Nxitës i dialogut apo zbatues i vullnetit të Vuçiqit?
Nga lëvdatat se si një figurë jopartiake do të nxisë dialogun në shoqëri, e deri te vlerësimet se do të udhëheqë një Qeveri të njëjtë dhe do të zbatojë urdhrat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq – janë reagimet ndaj emërimit të mjekut Gjuro Macut si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Serbisë.
Kryeministri në mandat teknik, Millosh Vuçeviq, deklaroi më 7 prill se Gjuro Macut dhe Qeveria e re duhet të sjellin energji të re.
Në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS), ai...