Republika Sërpska thotë se dëshiron aleancë ushtarake me Serbinë dhe Hungarinë
Republika Sërpska do të kërkojë të përfshihet në një aleance me Serbinë dhe Hungarinë, tha të premten lideri i këtij entiteti serb të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.
Dodik tha se këtë kërkesë do ta parashtrojë në një seancë të Qeverisë së Republikës Sërpska të shtunën.
"Republika Sërpska nuk duhet të pranojë kurrë të jetë pjesë e aleancës së NATO-s. Nesër kemi një seancë të zgjeruar të Qeverisë së Republikës Sërpska dhe do të kërkojmë që të përfshihet në marrëveshjen ushtarake dhe të sigurisë me Serbinë dhe Hungarinë.