Dy javë kohë për një “qeveri të brishtë”
Rreth dy javët e mbetura deri te mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës janë të mjaftueshme që Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, të zhvillojë bisedime me subjektet e tjera politike për konstituimin e legjislativit dhe për formimin e qeverisë së re.
Kështu vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe Grupi për Studime Ligjore dhe Politike. Por, ata paralajmërojnë se koalicioni qeverisës mund të rezultojë “i brishtë”.