Vuçiq bisedon me sekretarin e Jashtëm britanik për Kosovën dhe situatën në Bosnje
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, tha të mërkurën në Beograd se ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe veprimet antikushtetuese të Millorad Dodikut, presidentit të entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska.
Duke folur pas takimit me Vuçiqin në kryeqytetin serb, Lammy tha se një Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm dhe i sigurt, është i rëndësishëm për Mbretërinë...