Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron për përmbytje të mundshme në pjesë të Kosovës
Disa zona në juglindje dhe perëndim të Kosovës mund të përballen me përmbytje në ditët në vijim, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në disa lumenj si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, paralajmëroi të mërkurën Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Në ditët e fundit ka pasur reshje të dendura të shiut dhe instituti paralajmëroi se reshjet pritet të vazhdojnë, në disa pjesë të vendit me intensitet nga mesatarë deri të lartë, të cilat mund të krijojnë vërshime të shpejta.
“Duke pasur parasysh situatën e përgjithshme meteorologjike...