Kurti vazhdon takimet me partitë joserbe për qeverinë e re
Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, për të dytën ditë me radhë ka vazhduar takimet konsultuese me partitë joserbe për formimin e qeverisë së re të vendit. Disa nga partitë e komuniteteve joshumicë thanë se i kanë paraqitur kërkesat e tyre për një bashkëpunim të mundshëm me LVV-në.
Më 3 prill ai u takua me kryetaren e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje, me kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha dhe atë të Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka.