Osmani i propozon Britanisë marrëveshje për mbrojtje dhe ekonomi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka propozuar të mërkurën sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, lidhjen e një marrëveshjeje për mbrojtje dhe për ekonomi ndërmjet dy vendeve.
Lammy po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të një turneu në Ballkanin Perëndimor, që, sipas Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, ka për qëllim kyç forcimin e bashkëpunimit në luftimin e imigracionit të parregullt dhe krimit të rëndë të organizuar.
Osmani ka thënë, në një konferencë të përbashkët për media me Lammyn...