PE-ja debaton për mbështetjen e REL-it pas ndalimit të financimit nga SHBA-ja
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka theksuar “nevojën për të mbrojtur Radion Evropa e Lirë [REL]”, duke paralajmëruar se “nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë do t’iu japim një dhuratë autokratëve në mbarë botën”.
Këto deklarata ajo i bëri gjatë një debati në Parlamentin Evropian në Strasburg më 1 prill, që u përqendrua në mbrojtjen e qasjes në media demokratike, përfshirë në REL.
Debati u iniciua si përgjigje ndaj një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump,...