Daçiq: Angazhimi ynë ka pamundësuar që të zbatohen fletarrestimet për Dodikun dhe Stevandiqin
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq, tha se angazhimi i shtetit të tij ka parandaluar zbatimin e fletarrestimeve për presidentin e entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe kryetarin e Parlamentit të këtij entiteti në Bosnje e Hercegovinë, Nenad Stevandiq.
Sipas njoftimit, kjo ka “ofruar siguri” për qytetarët serbë, pra Dodikun dhe Stevandiqin.
Më 27 mars, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës i kërkoi INTERPOL-it të lëshojë një “njoftim të kuq” për Dodikun dhe Stevandiqin...