Tërmeti i fuqishëm vret mbi 140 njerëz në Mianmar dhe Tajlandë
Një tërmet i fuqishëm e ka goditur të premten Mianmarin dhe Tajlandën, duke lënë të vrarë të paktën 140 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë.
Dhjetëra persona të tjerë dyshohet të jenë të bllokuar nën rrënoja dhe numri i viktimave pritet të rritet.
Tërmeti 7.7 shkallësh i Rihterit e ka goditur qytetin Sagaing në qendër të Mianmarit, dhe është pasuar më vonë me një tjetër tërmet 6.4 shkallësh.
Tërmeti ka shkatërruar banesa, ka rrëzuar ura dhe ka prishur rrugë përreth Mianmarit, si dhe ka rrëzuar...