MPJD: Serbia nuk ka interes që të normalizojë raportet me Kosovën
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) e ka akuzuar Serbinë se nuk ka “asnjë interes” që të normalizojë raportet me Kosovën.
MPJD tha se këtë Serbia e dëshmoi me reagimin që bëri kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Kenia më 26 mars.
“Deklarata e tyre e fundit si përgjigje ndaj vendimit sovran të Republikës së Kenias për të njohur Republikën e Kosovës, vërteton se Serbia vazhdon të refuzojë të përmbushë zotimet e saj në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve...