Vritet një person në Prishtinë
Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë mbrëmjen e 25 marsit.
Policia e Kosovës tha se rasti është raportuar në orën 22:25, duke shtuar se “dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.
Personi i dytë që mbeti i plagosur, sipas autoriteteve, është duke marrë trajtim mjekësor.
Motivet për këtë ngjarje ende nuk dihen.