Kurti kërkon veprime të menjëhershme për adresimin e rasteve të vrasjeve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar organet e rendit dhe të drejtësisë që të trajtojnë me seriozitet shkaqet, rrethanat dhe “predispozitat e dorasëve”, në mënyrë që të vihet drejtësi për vrasjet e ndodhura ditëve të fundit në Kosovë dhe të parandalohen raste të tilla.
Në tri ditë, në Kosovë kanë ndodhur katër vrasje. Më 23 mars, një 19-vjeçar u vra në Vushtrri nga një bashkëmoshatar i tij. Po në Vushtrri, një ditë më vonë një burrë vrau një grua 42-vjeçare. Dorasi, 58 vjeç, më pas vrau veten.