В Россию прибыл бюджетный смартфон Realme Note 60 с защитой от влаги
Кинопарк «Москино» приглашает на историческую программу, посвященную Битве за Москву
МИД Белоруссии: подходы к ядерному оружию пересмотрены
Кадеты Хакасии закружатся в вальсе и мазурке на Кремлёвском Балу
Hovenier për sulmin në Ibër-Lepenc: Herët të dihet fajtori, nuk mund të përjashtohet asnjë grup apo shtet
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të hënën se vendi i tij dënon në nivelin më të lartë sulmin "e tmerrshëm" që është kryer në kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor në Zubin Potok, dhe që ndonëse është herët të dihet fajtori, në këtë fazë "nuk mund të përjashtohet asnjë grup apo shtet".
Ai i ka bërë këto deklarata pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili e ka ftuar korin diplomatik në Kosovë për t’i njoftuar për më të rejat lidhur me këtë sulm që Kosova e konsideron terrorist dhe e fajëson Serbinë.