Bislimi thotë se nuk do të ketë zgjedhje serbe në Kosovë këtë vit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë të enjten se nuk do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në territorin e Kosovës për komunitetin serb të Kosovës muajin e ardhshëm, në mungesë të një kërkese zyrtare nga autoritetet serbe për këtë.
Ai i bëri këto komente në rrjetin social X, si përgjigje ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, i cili tha se një ditë më parë se blloku rekomandon që serbët e Kosovës të lejohen sërish të votojnë brenda Kosovës në zgjedhjet parlamentare të Serbisë...