Vritet një i dyshuar dhe plagoset një polic gjatë operacionit kundër grabitjes në Suharekë
Policia e Kosovës njoftoi se e ka “neutralizuar” një të dyshuar dhe se një pjesëtar i saj është plagosur të enjten, pasi u sulmua me armë zjarri gjatë një operacioni të gjerë hetimor në tri lokacione të ndryshme lidhur me grabitjen e javës së kaluar në një argjendari në Suharekë.
Policia tha se një nga të dyshuarit shtiu me armë zjarri në drejtim të oficerëve policorë gjatë operacionit në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Carralevë, duke e plagosur një nga oficerët.
“Zyrtarët policorë, në vetëmbrojtje...