Ndërmjetësit synojnë zgjatjen e armëpushimit në Gazë
Ndërmjetësit ndërkombëtarë po vazhdojnë punën gjatë të mërkurës për të zgjatur armëpushimin në Gazë, duke shpresuar se Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – do të vazhdojë të lirojë pengje në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga Izraeli.
Armëpushimi aktual do të skadojë brenda ditës.
Izraeli ka mirëpritur lirimin e dhjetëra pengjeve gjatë ditëve të fundit dhe ka thënë se do të mbajë armëpushimin nëse Hamasi vazhdon të lirojë pengje.