Pasaportat e Kosovës për serbët - çështje integrimi apo zgjedhjeje
Filipi nga Mitrovica e Veriut beson se Qeveria e Kosovës, “për arsye politike”, ka kërkuar nga Komisioni Evropian që të mos e lejojë liberalizimin e vizave për pasaportat e Administratës Koordinuese, të lëshuara nga Serbia.
“Nuk mendoj se kanë ndonjë arsye [tjetër] për ta kundërshtuar atë; është një gjë pozitive”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë kanë të drejtën e shtetësisë serbe dhe bashkë me të, të drejtën për të pasur pasaportë edhe të Kosovës, edhe të Serbisë.