Hamasi i liron edhe 12 pengje të tjera, thotë Izraeli
Edhe 12 pengje të tjera të mbajtura në Rripin e Gazës, 10 izraelite dhe dy tajlandezë, janë liruar nga Hamasi - grupi radikal palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE - njoftoi ushtria izraelite të martën mbrëma.
Zyra e kryeministrit të Izraelit tha se të 12 pengjet kanë mbërritur në Izrael.
“Familjet e tyre u njoftuan nga zyrtarët se ata janë kthyer në Izrael”, tha ajo në një komunikatë.
Në këmbim, Izraeli do t’i lirojë edhe 30 të burgosur palestinezë nga burgjet izraelite...