Importi i produkteve shqiptare në Kosovë rritet për dhjetëra miliona euro
Vlera e produkteve nga Shqipëria, të importuara në Kosovë, është rritur për më shumë se 55 milionë euro në periudhën janar-shtator të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, flasin edhe për rritje të eksporteve nga Kosova në Shqipëri - nga 77 milionë euro sa ishin në periudhën janar-shtator të vitit 2022, në 82 milionë euro gjatë së njëjtës periudhë të këtij viti.
Por, cila është arsyeja e rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy shteteve?