Katari synon të zgjasë armëpushimin varësisht nga gatishmëria e Hamasit për lirimin e pengjeve
Katari është i fokusuar në zgjatjen e armëpushimit në mes të Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Por, kjo varet nga aftësia e grupit radikal për të vazhduar lirimin e 10 pengjeve në ditë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari, në një konferencë për media, të martën.
Katari nuk mund të vërtetojë numrin e pengjeve të mbetura në Gazë përtej 20 pengjeve që pritet të lirohen nga Hamasi...