Osmani: 28 Nëntori na kujton çmimin e lartë për liri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, u kujton të gjithë shqiptarëve çmimin e lartë për lirinë.
Gjatë homazheve në Prekaz të Skenderajt, Osmani uroi të gjithë shqiptarët për pavarësinë e Shqipërisë, por theksoi se kjo datë lidhet edhe me ngjarje të tjera të rëndësishme për shqiptarët e Kosovës.
“Sot e fillojmë këtë ditë historike duke e nderuar një figurë dhe një familje po aq historike sa edhe vetë flamuri kuq e zi, familjen Jashari, njëkohësisht...