Kryeministri suedez i dënon thirrjet e ekstremit të djathtë për shkatërrimin e disa xhamive
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, i ka dënuar të hënën komentet e liderit të partisë së ekstremit të djathtë të Suedisë, i cili bëri thirrje për rrënimin e disa xhamive.
Lideri i Demokratëve Suedezë (SD), Jimmie Akesson, bëri thirrje që disa xhami të konfiskohen dhe të bëhen rrafsh me tokë gjatë një fjalimi në konferencën vjetore të partisë të shtunën.
“Ne duhet të fillojmë t’i konfiskojmë dhe t’i rrafshojmë xhamitë ku propaganda anti-demokratike, anti-suedeze, anti-semitike dhe homofobe...