Kosova nuk po bën mjaftueshëm për ta zvogëluar varësinë nga thëngjilli, sipas një raporti
Kosova, si dhe dy vendet e tjera të Ballkanit Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, nuk po bëjnë mjaftueshëm për ta zvogëluar varësinë nga thëngjilli dhe për ta ulur emetimin e gazrave serrë në atmosferë, sipas një raporti të Rrjetit për Veprim Klimatik (RRVK).
Raporti i koalicionit joqeveritar evropian, i cili i lufton ndryshimet klimatike, thekson se Kosova, Serbia dhe Bosnja nuk i kanë përmbushur synimet e caktuara në Planet Klimatike dhe Energjinë Kombëtare (PKEK), si dhe kanë bërë përpjekje të...