Abbott: Kosova të dëgjojë këshillat e miqve dhe partnerëve të saj
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të dëgjojë këshillat e miqve dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë lidhur me situatën në veri të shtetit.
Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Abbott përsëriti qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar, që Kosova të mos insistojë që kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, të punojnë nga ndërtesat komunale.
“Ne po vazhdojmë të kërkojmë shtensionim të situatës [në veri]. Ne nuk...