Trump i kërkon Iranit të dorëzohet pa kushte
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar të premten Iranit të dorëzohet pa kushte, një javë pasi i nisi bombardimet e përbashkëta me Izraelin kundër tij, gjë që mund ta bëjë më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë për përfundimin e luftës.
Trumpi i bëri këto komente në rrjetet sociale vetëm disa orë pasi presidenti i Iranit njoftoi se disa vende të paidentifikuara kishin filluar përpjekjet për ndërmjetësim, duke dhënë shenja për një nismë diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.