Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd
Për herë të parë, studentët në Serbi kanë shprehur qartë qëndrimin e tyre ndaj politikës së jashtme të Serbisë, raportit me Kosovën dhe çështjes së popullit serb në shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Studentët, që prej shtatë muajsh i bllokojnë fakultetet në qytete të ndryshme të Serbisë, në protestën e mbajtur më 28 qershor në Beograd, u deklaruan në mbështetje të integritetit territorial dhe neutralitetit ushtarak të Serbisë.
“Politika e jashtme duhet të bazohet në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë...